Lutfi Haziri për Flakronin: Djali kish kry shkollë, por mënyra e emërimit është e keqe

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se emërimi i djalit të deputetit Haxhi Shala si konsull në Pragë nuk ishte këmbim për votën e këtij të fundit për formimin e Qeverisë Hoti.

Sipas Hazirit, Flakroni e kishte merituar një pozitë të tillë pasi ishte shkolluar në Pragë dhe ishte i lidhur me vendin atje.

“Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi. Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri në Kanal10.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like