Djali i heroit Afrim Bunjaku thirri emrin e babait të tij së bashku me tifozë e tjerë në “Air Albania”

Estimated read time 1 min read

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Tanët e siguruan kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldvinë, derisa mbrëmë u nevojitej vetëm një pikë për ta ruajt vendin e parë në grup dhe këtë e realizuan me sukses.

Por, në stadium pati një befasi të madhe, mes shumë atyre që u shfaqën si jashtë ashtu edhe brenda tij.

Djali i heroit kombëtar, Afrim Bunjaku ishin të pranishëm në stadiumin “Air Albania”.

Advertisement

Së bashku me tifozët e tjerë, ai thërriste emrin e babait të tij, derisa vërehej në fytyra e tyre emocioni i madh dhe në të njëjtën kohë edhe pikëllimi.

Kujtojmë se rreshteri Bunjaku u vra nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Mitrovicës së Veriut, ndërsa Serbia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like