Disa bare në këtë vend do ju shërbejnë të pavaksinuarve

Estimated read time 2 min read
Advertisement

Disa bare në Los Angeles kanë vendosur të lejojnë hyrjen vetëm për klientët që mund të dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë testuar negativisht për COVID-19.

Këto bare kanë vendosur tabela në dyert e tyre, duke njoftuar klientët se duhet të tregojnë prova fizike ose digjitale të vaksinimit ose testimit të fundit së bashku me ID e tyre.

Baristja në këtë bar, Jennifer Barrick tregon se shëndeti vjen mbi të gjitha, ndaj duhej gjetur një zgjidhje që të mbroheshin të gjithë.

“Ky është një komunitet dhe ne kujdesemi për klientët tanë, ne kujdesemi për stafin tonë dhe e morëm këtë masë për arsye sigurie dhe ka kaq shumë mesazhe të përziera që vijnë nga qeveria dhe departamentet shëndetësore. Ndaj shefat tanë menduan se kishin nevojë të vepronin për të mbrojtur të gjithë”, u shpreh Jennifer Barrick.

Lexo edhe : Braçe apel: Vaksinohuni, mund të infektohesh kudo dhe kurdo
Kur u pyet nëse klientët largoheshin kur shihnin tabelën, ajo u përgjigj: “E dini çfarë? Nëse ata largohen, atëherë lamtumirë! Ka bare të tjera për të shkuar. Unë thjesht mendoj se duhet të bëjmë pjesën tonë të mbajmë Kaliforninë të sigurt, sepse nuk mund të qëndrojmë sërish 15 muaj të tjerë të mbyllur shoqëruar me papunësi, stresin, vështirësitë financiare dhe emocionale që erdhën pandeminë“.

Por jo të gjithë i mirëpresin masat të tilla dhe ndihen të përjashtuar apo të kufizuar nga liritë e tyre. Nga 17 korriku për shkak të rritjes së të infektuarve në Los Angeles maska u bë sërish e detyrueshme.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like