Digjet një banesë – shkak adapteri i telefonit!

Estimated read time 1 min read

Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin.

Shtetasja e Ukrainës e cila banon në këtë banesë, ka dhënë dëshminë e saj për Policinë, ku ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasojë e mbushësit të telefonit. E njëjta ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë.

Advertisement

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like