Vuçiç falenderon këtë shtet për mos njohjen e Pavarsisë së Kosovës

Estimated read time 1 min read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Beograd ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Murat Nurtle, me ç’rast ka falënderuar lidershipin kazak për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kazakistanit janë miqësore dhe ne i jemi veçanërisht mirënjohës presidentit Tokaev dhe Këshillit Shtetëror të Kazakistanit për qëndrimet e tyre parimore për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, ka shkruar Vuçiq në profilin e Instagramit “buducnostsrbijeav”.

Advertisement

Ai shtoi se ka shkëmbyer mendime me Nurtle për çështjet më të rëndësishme dypalëshe dhe zhvillimet globale.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like