Diaspora kosovare: Kërcet grushti në aeroplan midis mikut e dhëndrit

Në një aeroplan të mërgimtarëve që po vinte për në Kosovë ka ndodhur një rrahje.
Kështu ka treguar një lexues i Gazetës Metro që e ka dërguar edhe një video ku shihet qartë një rrahje midis dy personave në një aeroplan.

Sipas këtij lexuesi, personat e përfshirë në këtë rrahje ishin familjarë mes vete, më saktësisht rrahja ka ndodhur midis mikut dhe dhëndrit.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një nga linjat prej diasporës në Kosovë.

Advertisement

Nuk janë të rralla rastet kur diaspora kosovarë përfshihet në përleshje e rrahje në Kosovë, por kësaj radhe miku e dhëndri kanë zgjedhur t’i qërojnë hesapet mes tyre ende pa zbritur në tokën e Kosovës

www.insajderi.org/diaspora-kosovare-kercet-grushti-ne-aeroplan-midis-mikut-e-dhendrit/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like