A do të shkojnë në burg Katica Janeva dhe Boki-13? Gjykata e Apelit vendos për ankesat për vendimin gjyqësorë

Gjykata e Apelit në Shkup po i shqyrton ankesat për vendimin gjyqësor të shkallës së parë për rastin “Reket” me të cilin Bojan Jovanovski – Boki13 është dënuar me 9 vite burg, ndërsa ish prokurorja speciale, Katica Janeva me 7 vite burg. Gjykata e Apelit mund t’i konfirmojë dënimet me çka vendimi do të hynte në fuqi, ose lëndën ta kthej në rigjykim. Hetimin për rastin Reket prokurorja Villma Ruskoska e hapi në korrik, ndërsa procesi gjyqësor filloi në nëntor të vitit 2019. Jovanovski dhe Janeva për momentin gjendjen në paraburgim shtëpiak.

“Bazohet në mospasjen e provave elementare, diçka në të cilën duhet të bazohet vendimi gjyqësor, por diçka e tillë nuk u theksua gjatë lëndës në shkallën e parë. Gjëja më e rëndësishme, nuk keni ekspertizë të cilësdo pajisje IT, telefonit dhe gjithçka tjetër në lidhje me këtë lëndë. Për këtë ishim tre herë të refuzuar. Keni urdhër nga Prokuroria publike për kryerjen e ekspertizës, ndërsa ju fitoni raport të shkruar”, tha Sasho Dukovski – Avokat i Boki 13./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like