“Dekreti i Bidenit”, flasin nga Lëvizja Besa!

“Dekreti i Presidentit të SHBA Joe Biden çon në zhvillimin e demokracisë dhe ruajtjen e vlerave liberale të shoqërisë”, thonë nga Lëvizja BESA për mediumet maqedonase.

“Lëvizja BESA në vazhdimësi harmonizon politikat e veta me partnerët strategjik – SHBA dhe BE. Nuk dyshojmë në asnjë moment se politika e SHBA-së e udhëhequr nga Presidenti Joe Biden është në drejtim të zhvillimit të demokracisë dhe ruajtjes të vlerave liberale. Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit janë bazament i stabilitetit dhe parakusht për ecurinë dhe prosperitetin e RMV-së drejt synimeve të saja strategjike euro-atlantike. Lëvizja BESA fuqishëm mbështet dekretin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden”, thonë për “Slloboden Peçat” nga Lëvizja Besa./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like