• 15-05-2021

Dalin pamjet: Mësohet vendi ku po mbahet Kadri Veseli në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.
Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
Ai ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, Veseli nën përcjelljen e EULEX-it është parë duke dalë nga aty për të qarkulluar tutje dhe që destinacion mund të jetë Mitrovica, për vizitë te babai, që është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë.
Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Read Previous

Fillon pagesa e ndihmës sociale për muajin prill në Maqedoni

Read Next

Basha: 25 prilli masakër elektorale!

%d bloggers like this: