Covid-19 merr doktor Gerin. Një vdekje në krye të detyrës!

Koronavirusi i merr jetën mjekut endokrinolog Gerond Husi. Doktor Geri ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare, pas më shumë se një muaji luftë me virusin. Lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Gerit e bën të ditur mjeku Tritan Kalo.

“Kohë kovidiane….13.03.2021….E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë….Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht….Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI….Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai….Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor….I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte…Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të…Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time….Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore…..Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin… U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!”,- shkruan Kalo.

Advertisement

Dr.Gerond Husi ishte jo vetëm njëri nga emrat më të rëndësishëm të endokrinologjisë në Shqipëri, por edhe një nga mjekët më të dashur për pacientët dhe kolegët. Këtë e thotë çdokush që e pati njohur. Doktor Geri u infektua në krye të detyrës, ndërsa punonte në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT. Në dritare.net erdhën mijëra lutje për doktor Gerin. Por lutjet nuk mjaftuan që ai ta mundë virusin e tmerrshëm. Dritare.net i shpreh ngushëllimet familjes së doktor Gerit/dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like