• 18-10-2021

Çobani milioner: “Jeta me bagëtitë e vështirë, im bir mbeti beqar” (Video)

Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.
Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.
Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.
Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

Read Previous

“Theu statutin e partisë”, FR i BESËS distancohet nga ish kryetari Liridon Useini

Read Next

Edi Rama poston foton e Hashim Thaçit: “Liria ka Emër”

%d bloggers like this: