• 20-09-2021

Clooney, mik për kokë/ U dhuron shokëve nga 1 milion dollarë

Aktori i famshëm George Clooney i la pa fjalë 14 miqtë e tij më të mirë kur i mblodhi për një darkë në 27 shtator te 2013-tës dhe i dhuroi të gjithëve nga një valixhe, ku brenda kishte për secilin prej tyre nga 1 milionë dollarë!

Edhe pse ka ndodhur përpara shumë kohësh, kjo histori e rrallë është bërë publike vetëm tani. Pas darkës, ylli hollivudian i kishte ftuar miqtë e vet të hapnin valixhen dhe ata kishin mbetur te shtangur, kur panë se cfare kishte brenda! Deri tani janë mësuar emrat e 13 shokëve fatlume të aktorit, ndërsa i 14-ti nuk është zbuluar ende. Edhe pse dikush e kishte dëgjuar si thashethem, Clooney vetë e konfirmoi së fundi se historia është e vërtetë.

Ai rrëfeu se filmi i lëshuar atë vit “Gravity”, ku interpretonte në krah të Sandra Bullock, nuk pritej të ishte ndonjë sukses i madh dhe pagesa e tij, nuk do të ishte kushedi se cfarë. Por në fund rezultoi e kundërta; filmi eci shumë mirë dhe Clloney doli prej tij me disa miliona të paparashikuara. Asokohe ishte i pamartuar e pa angazhime, ndaj vendosi t`i ndante ato para me miqtë e vet më të ngushtë, për të cilët tha se i janë gjetur pranë ndër vite, në momentet e tij më të vështira./Northmacedonia-post/

Read Previous

Real Madridi ndalet me barazim nga Villarreali

Read Next

Vazhdon trendi i larë i infektimeve dhe të vdekurve nga Covid 19. Ja sa raste ka sot

%d bloggers like this: