• 18-10-2021

Çitaku: Çfarë po bën ambasadori rus në kufirin Kosovë – Serbi?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka theksuar prezencën e ambasadorit të Rusisë në Beograd, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, duke pyetur se çfarë po bën ai atje.Çitaku ka pyetur në Twitter se pse ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko bashkë me minitrin serb të Mbrojtjes shkuan atje.“Çfarë po bën ambasadori rus në Beograd duke patrulluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pse është atje me ministrin serb të Mbrojtjes?”, ka shkruar ajo.Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, i shoqëruar nga shefi i shtabit të oërgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan njësitë serbe në Rashkë, në afërsi të kufirin në Jarinjë./EO

Read Previous

Zviceranët miratojnë martesat e të njëjtit seks me një diferencë të madhe në referendum

Read Next

Nevzat Bejta: “Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të mirë”

%d bloggers like this: