• 20-09-2021

Çekia i dhuron 13 automjete të reja MPB-së së Maqedonisë

Departamenti për krim të organizuar në MPB fitoi automjete të reja si donacion nga Republika e Çekisë.
Zëvendësministri i MPB-së çeke, Jirzhi Novaçek tha se me këtë donacion do të ndihmohet njësi për të pasur rezultate më të mira. Këto automjete janë marrë me procedurë për furnizim publik të automjeteve, ndërsa mjetet janë dhënë nga Çekia, nga ku janë blerë disa lloje të automjeteve për nevojat e shërbimeve të ndryshme në MBP.

“Për Departamentin për krim të organizuar janë blerë tetë automjete ‘Skoda Octavia” (dizel) dhe pesë automjete “Skoda Skala” (benzin), të gjithë me Euro 6 motor me fuqi 115 kuaj fuqi dhe shpenzime më pak se 4 litra në 100 kilometra. Janë të pajisura me pajisje shtesë që garanton nivel të lartë të sigurisë së zyrtarëve që do t’i përdorin për detyra të ndryshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Delegacioni i MPB-së së Çekisë e udhëhequr nga zv.ministri, Jirzhi Novaçek nga dita e djeshme është për vizitë në Maqedoni./Telegrafi/

Read Previous

Nuk kishte test COVID, kthehet në kufi kryeministri i Malit të Zi

Read Next

Afganët në Shëngjin: ‘Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, kjo është parajsa’

%d bloggers like this: