Busti i Gjergj Kastriotit vendoset në Budapest të Hungarisë

Estimated read time 1 min read

Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është vendosur sot në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë. Lajmin e jep kryeministri Rama, i cili ndan foton e mëposhtme.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar paraditen e sotme se kishte arritur në Budapestit për të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të Skënderbeut në mes të kryeqytetit të Hungarisë.

Advertisement

“Sapo në Budapest, për vendosjen më në fund të bustit të Skënderbeut në Parkun Qendror – dhuratë e Bashkisë Tiranë për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, shkruan Veliaj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like