Komisioni Evropian nuk heqë dorë nga fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se të dyja palët duhet të gjejnë kompromis, dhe se mund të tejkalohen mosmarrëveshjet.
“Inkurajojmë të dy palët që të vazhdojnë me përpjekjet për gjejtjen e zgjidhjes për problemet e tyre bilaterale”, tha për MIA-n, zëdhënësja Ana Pisonero, transmeton Zhurnal.
Më 17 nëntor duhet të mbahet Këshilli i Ministrave në BE ku do të bisedohet për zgjerimin dhe në të cilën duhet të sillet vendim për miratimin e kornizës negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por Bullgaria tani për tani nuk lëshon pe dhe vlerson se nuk mund të jepet dritë jeshile derisa nuk gjindet kompromisi rreth çështjeve të gjuhës dhe temat historike.
“Vazhdojmë dhe shpresojmë se mund të arrihet marrëveshje për kornizën negociuese me qëllim që sa më shpejtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, tha Pisonero.
+ There are no comments
Add yours