• 17-05-2021

Borisov nuk do të jetë kandidat për kryeministër në Bullgari

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov kumtoi se nuk do të jetë kandidat për kryeministër në kabinetin e ri, që do ta propozojë GERB-i. Ai paralajmëroi se do të nominohet kandidat tjetër.
Megjithatë, siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Sofja, Borisov nuk kumtoi se kë do ta propozojë partia për kryeministër, por vetëm saktësoi se ai nuk do të jetë zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.
Ai u bëri thirrje aktorëve të tjerë politik të sillen me përgjegjësi si GERB-i. Borisov tha se nuk frikësohet nga formimi i qeverisë së përkohshme.
“Kjo çështje do të thotë për ata që e parashtrojnë atë se frikësohen nga demokracia. Sepse qeveria e përkohshme ka rol të organizojë zgjedhje të drejta.
Qeveria e Bojko Borisovit sot e mbajti mbledhjen e fundit të rregullt para se të japë dorëheqje nesër para parlamentit të sapozgjedhur bullgar. Deri në zgjedhjen e Këshillit të ri të ministrave, kabineti I GERB-it dhe I Patriotëve të Bashkuar do të takohen në dorëheqje./Koha/

Read Previous

Kërc*ënoi me jetë babain e tij, arres*tohet 27 vjeçari nga Tetova

Read Next

Tahiri: Qeveria Kurti zhurmën si tupan, e punët kërkah

%d bloggers like this: