Bllokohen projektet e ish ministrit të kulturës Hysni Ismaili

Fondet për realizimin e projekteve të kulturës nga Programi i vitit të kaluar janë bllokuar nga Qeveria, e cila i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës që të mos i arkëtojë të hollat pa kaluar nën llupën e inspektorëve financiarë.

Bëhet fjalë për projekte, shumat për realizimin e të cilave janë rritur me një vendim të dytë të ish-ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, si edhe për disa projekte të refuzuara nga komisionet, por të miratuara sipas një vendimi të dytë, shkruan gazeta KOHA në numrin e sotëm.

Me ardhjen në detyrë të ministres aktuale Irena Stefoska, në fund të muajit gusht të vitit të kaluar, pagesat për këto projekte stagnuan. Pas ankesave, ministrja deklaroi se shkak për vonesat janë bërë anekset e marrëveshjeve.

“Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi detyrimet totale të papaguara të Ministrisë së Kulturës për projektet e zgjedhura në Konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2020 dhe udhëzoi Ministrinë e Kulturës të mos paguajë fondet për përdoruesit pa përcaktuar bazën ligjore për ato fonde ”, thuhet në vendimin e seancës së Qeverisë.

Pas këtij vendimi Ministria e Kulturës është e detyruar të informojë Qeverinë pas kontrolleve financiare që do të kryhen. Revizioni i brendshëm i Ministrisë së Kulturës nisi hetimet për të verifikuar shkaqet që sollën në rritjen e shumave në disa aktivitete. Një pjesë e këtyre projekteve të dyshuara i takojnë veprimtarisë Interdisiplinare, muzikës…., dhe mbi 80 për qind prej tyre janë projekte shqiptare.

Ministria e Kulturës nuk ka specifikuar se për cilat projekte bëhet fjalë konkretisht, realizuesit e tyre, e të tjera detaje, por Stefoska pati deklaruar se janë të vetëdijshëm se gjenden përpara një viti që do të jetë i vështirë, rreth një e treta e angazhimeve për 2020 transferohen në tjetrën, për dy arsye, sepse në maj të këtij viti buxheti u shkurtua me 30% dhe e dyta, sepse anekset u nënshkruan në qershor dhe korrik.

Advertisement

“Jemi duke punuar me përkushtim që të krijojmë një kulturë që do të jetë në relacion me realitetin. Dhe realiteti është që Buxheti i vitit 2020 ka shkelur shumë thellë brenda atij të këtij viti Ne menjëherë kemi ekipuar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm në sektorin e financave, kemi aktivizuar auditimin e brendshëm, raporti i të cilit për një nga aktivitetet është disfatist dhe shkon në procedurë të mëtejshme në institucionet përkatëse.

Si rezultat, pagesat janë ngadalësuar. Për të mos e futur kulturën në të njëjtën ‘grackë’, ne gjithashtu kemi punuar me përkushtim në rekomandimet e Revizionit të Shtetit nga viti 2017, në lidhje me mënyrën e shpërndarjes së fondeve nga konkurset vjetore. Qëllimi ynë është që të gjithë përdoruesit, pavarësisht nga rezultati, të kenë ndjenjën se procesi është kryer në një procedurë të drejtë”, pati deklaruar minsitrja në mbledhjen e Qeverisë muajin nëntor.

Këto lëvizje ndodhin pak ditë përpara se të shpallen rezultatet nga Konkursi i vitit 2021 për projektet fituese me interes nacional. Rezultatet e konkurseve çdo vit janë përballuar me askesa, kritika dhe skandale për mënyrën jomeritore dhe abuzive të financimit. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like