• 26-07-2021

‘Bllokada Bullgare’/ Zaev: I dëshirojë suksese Shqipërisë!

“Çdo vend meriton të gjykohet nga rezultatet e saja. I uroj sukses dhe lumturi fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, që të vazhdojë në atë rrugë nëse vazhdon kjo bllokadë nga Bullgaria”, tha Zaev në një intervistë për “Deutsche Welle”.
Zaev tha se përkundër zhgënjimit të madh të qytetarëve të Maqedonisë për shkak të vetos bullgare në fillimin e negociatave të pranimit me BE, vendi nuk ka asnjë alternativë tjetër.
“Jo, nuk ka asnjë alternativë tjetër për ne përveç të vetmes: anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Dhe pakti për evropianizimin e vendit tonë është më i çmuari, më i rëndësishmi për të gjithë qytetarët tanë.
Ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor jemi si një ishull në Bashkimin Evropian. Ne jemi të rrethuar plotësisht nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Dhe në fund të ditës, ne duam të vazhdojmë dhe një ditë të bëhemi anëtare të plota të Bashkimit Evropian. Dhe kjo nuk është për shkak se ne vendosim të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo është për shkak të vlerave. Ne besojmë fuqimisht në vlerat evropiane.
E dini, ka shumë interesa të tjera këtu në Evropën Juglindore dhe Ballkan, nga Rusia, nga Kina, nga pjesa tjetër e botës. Por ata nuk ofrojnë vlera, vlera demokratike, nuk ofrojnë vlera evropiane”, tha Zaev./Nmk-post/

Read Previous

“Albin Kurti dëshiron që ta dështojë dialogun me Serbinë”

Read Next

Masat aktuale për hyrje në Greqi vazhdohen për edhe një javë

%d bloggers like this: