Bilall Kasami uron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, përcje nmk-post.com

Albin Kurti ka marrë 67 vota të ligjvënësve kosovarë, për ta drejtuar ekzekutivin.

Lidhur me formimin e qeverisë,Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me anë të një postimi në facebook ka urruar Albin Kurtin.

Shih Postimin e plotë

I nderuar Kryeministër z.Albin Kurti

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA t’ju uroj për detyrën e re juve dhe kabinetit tuaj qeverisës.

Kosova para vetes ka shumë sfida, të brendshme e të jashtme, të cilat shpresoj dhe besoj se do t’i kaloni me dinjitet dhe përpikshmëri.

Advertisement

Ashtu siç jeni deklaruar gjithmonë, e siç keni vepruar si opozitar, shpresoj që tanimë edhe si kryeministër të punoni në interes të Kosovës dhe shqiptarëve.

Urime edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se do t’i përfaqësojë denjësisht./nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like