Bideni urdhëron sulmin e parë ushtarak në Siri

Veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrate e Joe Bidenit veçse ka nisur, transmeton Insajderi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet ajrore në Siri gjatë së enjtes. Qëllim i sulmit ishin objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani.

Nga Pentagoni thonë se sulmet ishin hakmarrje për një sulm të kryer në Irak në fillim të shkurtit, ku kishte mbetur i vdekur një kontraktor civil dhe ishte plagosur një anëtar ushtarak i SHBA-së. “Jam i sigurt që në cakun që kemi përcjellur, e dimë në çka kemi goditur”, ka thënë para gazetarëve Lloyd Austin, sekretari i Mbrojtjes në SHBA, raporton CNN. “Ne kemi besim se shënjestra po përdorej nga të njëjtët militantë Shia që kryen sulme”, ka shtuar ai.
Austin ka thënë se një rekomandim të tillë ia kishte thënë edhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like