Biden, sot në Departamentin e Shtetit, flet për politikën e jashtme

Presidenti Joe Biden pritet të parashtrojë pikat kryesore të politikës së jashtme të administratës në një fjalim që do të mbajë të enjten përpara diplomatëve amerikanë në Departamentin e Shtetit.
Fjalimi vjen ndërkohë që ai po përballet me dy prova në politikën e jashtme dhe kur trazirat e 6 janarit në Kapitol mund ta kenë dëmtuar imazhin e Amerikës si udhërrëfyes për demokracinë.

Protestat në Rusi në mbështetje të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni dhe një grusht ushtarak shteti në Mianmar vijnë në një kohë që besueshmëria amerikane në skenën botërore është në një nivel të ulët pas sulmit në Kapitol.
Zoti Biden po përpiqet të përmbushë premtimin e fushatës për t’i ripozicionuar në mënyrë dramatike SHBA si udhëheqëse botërore pas katër viteve të politikës së jashtme me moton “Amerika e Para” e ish-presidentit Donald Trump.“Pandemia e koronavirusit do ta ngushtojë shumë mundësinë që administrata të merret me sfidat e politikës së jashtme, sepse ajo do t’i marrë një kohë mjaft të madhe ndihmësve kryesorë të presidentit,” thotë Stephen Pomper, shef i Përkohshëm i Politikave në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve se vizita e zotit Biden në Departamentin e Shtetit do të përqendrohet kryesisht në falënderimin e stafit
“Nuk do të jetë një paraqitje e vizionit të tij për çdo çështje të politikës së jashtme,” tha zonja Psaki.
Pra do të ketë një lloj psherëtime të madhe lehtësimi. Njerëzit do të gjejnë shumë gjëra që u pëlqejnë në mesazhet e tij. Por prapa kësaj do të ketë një hezitim nga udhëheqësit dhe qeveritë e huaja se sa duhet të mbështeten ata tek politika e tij e jashtme, duke ditur që ajo mund të ndryshojë pas dy ose katër vjetëve”, thotë Bruce Jones i Institutit Brookings
Në ditët e para të presidencës së tij, zoti Biden u përpoq të japë mesazhin në një seri telefonatash me udhëheqësit e huaj se Amerika po kthehet në politikat e mëparshme.
“Mendoj se nuk është sekret që marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është pa dyshim marrëdhënia më e rëndësishme që kemi në botë tani dhe në të ardhmen”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Advertisement

Sipas zotit Stephen Pomper, marrëdhëniet midis dy vendeve gjatë viteve të presidencës Trump patën “fërkime të panevojshme”.
“Ajo që pamë në administratën Trump ishte një gjenerim fërkimesh vërtet të panevojshme dhe naive midis dy vendeve që siç dihet kishin tashmë shumë pika fërkimi, ndoshta më tepër se duhet,” thotë zoti Pomper.
Në telefonatën e tij të parë me Presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, zoti Biden ngriti shqetësime në lidhje me arrestimin e udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny dhe goditjen e ashpër të demonstruesve që mbështesnin arrestimin e tij.
Por ngjarjet e 6 janarit, ku një turmë pro-Trump sulmoi Kapitolin, e kanë dobësuar aftësinë e Presidentit Biden për të promovuar demokracinë jashtë vendit.“Çelësi për forcën e Amerikës, për forcën e shembullit të saj jashtë vendit është aftësia për të vënë shtëpinë e saj në rregull”, tha zoti Pomper./voa

Advertisement
Advertisement

You May Also Like