• 22-06-2021

Biden: SHBA do të dhurojë 20 milionë vaksina për vendet e tjera deri në fund të qershorit

Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi të hënën se do të dërgojë të paktën 20 milion doza vaksinash COVID-19 në vendet e tjera deri në fund të qershorit. Kjo shënon herën e parë që Shtetet e Bashkuara japin për vende të tjera vaksina të autorizuara dhe të destinuara për përdorim brenda vendit.
Biden njoftoi se do të dërgojë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, përveç 60 milion dozave të vaksinës AstraZeneca që kishte planifikuar tashmë t’u jepte vendeve të tjera.
Ndryshe nga të tjerat, AstraZeneca nuk është ende e autorizuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara.
“Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore Amerika ishte arsenali i demokracisë, në betejën kundër pandemisë COVID-19 vendi ynë do të jetë arsenali i vaksinave,” tha Presidenti Biden.
Ai vuri në dukje se asnjë vend tjetër nuk do të dërgojë më shumë vaksina jashtë se sa Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanë administruar më shumë se 272 milion doza vaksinash COVID-19 dhe kanë shpërndarë më shumë se 340 milion, sipas të dhënave federale të publikuara të hënën në mëngjes.
Gati 60% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë vaksine, gjë e që e bën atë të jetë shumë më përpara vendeve si Brazili dhe India, të cilat kanë nevojë të dëshpëruar për më shumë doza dhe po luftojnë për të kontrolluar shpërthimet e COVID-19.
Presidenti Biden ka qenë nën presion global për të ndarë vaksinat amerikane me vendet e tjera, por këmbëngulte se së pari duhet ta vinte pandeminë nën kontroll brenda Shteteve të Bashkuara./VOA/

Read Previous

Zejdi: Reformat në AAA të ngutshme

Read Next

Qeveria ndriçohet me flamurin shumëngjyrësh të LGBT: Kurti vjen me mesazh

%d bloggers like this: