Biden: Putini dhe ‘Hamasi’ kanë vetëm një qëllim, ja cili është!

Estimated read time 1 min read

Presidenti amerikan Joe Biden, në një fjalim televiziv drejtuar kombit, dënoi grupin ekstremist palestinez Hamas dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se kishte një motiv të përbashkët pas sulmit ndaj Izraelit dhe pushtimit të Ukrainës. “Hamasi dhe Putin paraqesin kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët – ata duan të shkatërrojnë plotësisht demokracinë në fqinjësi,” tha presidenti am erikan në një fjalim nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, vetëm i dyti i tillë që kur ai mori zyrë.

Advertisement

Biden tha se ishte “zemërthyer nga humbja tragjike e jetës palestineze” në shpërthimin në spitalin e Gazës, duke përsëritur vlerësimin e Amerikës se Izraeli “nuk ishte përgjegjës” për incidentin./Nmk-post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours