Biden: Ne jemi në rrugën e duhur për të siguruar vaksinat për 300 milionë amerikanë

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë  në rrugën e duhur për të siguruar vaksinën për 300 milionë amerikanë “deri në fund të korrikut.

“Brenda tre javësh, me punën gjatë gjithë kësaj kohe me njerëzit që qëndruan pas meje, ne tani kemi siguruar furnizim të mjaftueshëm për t’i vaksinuar të gjithë amerikanët, dhe tani po punojmë për t’i marrë ato vaksina”, tha Biden.

CNN raporton se Presidenti njoftoi gjithashtu se SHBA-ja ka blerë vaksina shtesë të Moderna-s dhe të Pfizer.

“Vetëm këtë pasdite, ne kemi nënshkruar kontratat përfundimtare për 100 milionë më shumë vaksina të Moderna-s si dhe 100 milionë doza më shumë nga Pfizer”, deklaroi ndër të tjera presidenti amerikan.

Advertisement

200 milionë vaksina shtesë do të jenë gati deri në fund të muajit korrik. “Pfizer dhe Moderna ranë dakord me anë të kontratës për “përshpejtimin e dorëzimit të 100 milionë dozave që ishin premtuar deri në fund të qershorit, të kryejnë dorëzimin e tyre në fund të majit”, deklaroi mes tjerash presidenti Biden./Syri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like