Biden: Ne jemi në gjendje të vaksinojmë 1.5 milion njerëz në ditë

The Guardian bënë të ditur se gjatë një intervistë, Biden ka thënë se ata janë në gjendje që të vaksinojnë rreth 1.5 milion persona në ditë.

 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të rrisë vaksinimin e popullsisë në vend. The Guardian bënë të ditur se gjatë një intervistë, Biden ka thënë se ata janë në gjendje që të vaksinojnë rreth 1.5 milion persona në ditë. Më tej ai ka thënë se koha është e pakët dhe se duhet që të përmbushin fillimisht misionin e vaksinimit të 1 milion personave në ditë dhe më pas do të shohin për ta rritur atë.

Advertisement

 

“Koha është thelbësore. Unë mendoj se mund të jemi në gjendje ta arrijmë atë në 1.5 milion… në ditë, në vend të 1 milion në ditë por fillimisht ne duhet ta përmbushim këtë qëllim prej një milion në ditë,”tha ai.

 

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistruar 25,861,597 persona me Covid, ndërsa 431,392 të tjerë kanë humbur jetën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like