Biden mesazh amerikanëve: Vaksinat janë të sigurta, vaksinohuni sapo t’ju vijë radha

Presidenti i SHBA Joe Biden u është drejtuar qytetarëve amerikanë me një mesazh për vaksinimin kundër koronaviriusit. Në një postim në rrjetet sociale, Biden thekson se vaksinat janë të sigurta dhe u kërkoi atyre të vaksinohen, sapo t’ju vijë radha.

“Nëse ka një mesazh që dua t’ia përcjell të gjithëve në këtë vend, është ky: Vaksinat janë të sigurta. Për veten tuaj, familjen tuaj, komunitetin tuaj, vendin tonë, merrni vaksinën kur të vijë radha juaj dhe të jetë në dispozicion. Në këtë mënyrë ne do ta mposhtim këtë pandemi “, shkruan Biden. Sipas të dhënave në dispozicion, deri më tani më shumë se 13% e popullsisë në SHBA janë vaksinuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like