Biden do të futë në listë të zezë ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës me Greqinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden, ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se është zgjëruar lista e njerëzve të cilëve do tu ndalohet hyrja në atë shtet si dhe pasuria e tyre do tu bllokohet nga shkaku i ndikimit të tyre pqr destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse Biden nuk përmendi emra, fillouan të përfolurat se kush mund të jenë emrat e ri.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se këta janë ata që rrezikojnë procesin e stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, dhe sipas rregullave të reja, e gjithë pasuria e tyre në territorin e SHBA-ve është konfiskuar dhe atyre do tu ndalohet hyrja në atë territor.
“Situata në vendet e ish Jugosllavisë në dy dekadat e fundit ka qenë komplekse dhe përfshin minimin e konflikteve të pasluftë bashkë me një korrupsion të përhapur në shumë institucione të këtij rajoni. Ky urdhër është një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të rajonit” tha Biden I cituar në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Masat e reja të SHBA-ve përfshijnë të gjithë ata persona që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në rrezikimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe integritetit territorial të çdo vendi ose rajoni në Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, ata që kanë shkelur marrëveshjet rajonale të sigurisë dhe paqes, përfshirë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjet e Dejtonit, janë gjithashtu të përfshirë.

Advertisement

Biden tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të respektojë konstatimet e Përfaqësuesit të Lartë dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë.
Në tekstin në fjalë thuhet se çdo formë e korrupsionit nuk do të tolerohet sepse ata që përdorin funksione dhe pushtet shtetëror, por edhe pasuri personale për të siguruar një pozitë më të mirë, ose për të dëmtuar atdheun në çfarëdo mënyre, i nënshtrohen sanksioneve të reja .
Ky urdhër për herë të parë u lëshua më 26 qershor të vitit 2001.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like