• 20-04-2021

Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes “për papërgjegjshmëri dhe dështim” për t’i dhënë informacion atij dhe ekipit të tij gjatë tranzicionit të pushtetit. Ai tha se ekipi i tij “ka pasur pengesa nga udhëheqja politike.”

Z.Biden pohoi gjithashtu se agjencitë kritike të mbrojtjes amerikane “kanë pësuar dëme” nën udhëheqjen e Trump.

Z.Biden pritet të marrë detyrën në 20 Janar por Presidenti Donald Trump refuzon ta pranojë.

Për javë të tëra, pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit, Z.Biden është bllokuar nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, pjesë e rutinës së tranzicionit të pushtetit presidencial. Pasi Z.Trump ra dakord të lejonte procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Z.Biden falenderoi Shtëpinë e Bardhë për mbështetjen.

 

 

Por pas një njoftimi ditën e hënë , Z.Biden shkroi në Twitter se ekipi i tij po përballej me pengesa në Departamentin e Mbrojtjes dhe Zyrën e Menaxhimit të Buxhetit.

“Për momentin, ne nuk po marrim të gjithë informacionin që na duhet nga administrata në çështjet kryesore të sigurisë,” tha ai.

“Për mendimin tim, është çështje papërgjegjshmërie.”

Presidenti i zgjedhur Z.Biden tha se ekipi i tij ka nevojë “për një pamje të qartë të qëndrimit tonë të forcës përreth botës.”

Pas vërejtjeve të Z.Biden, Sekretati i Përgjithshëm i Mbrojtjes , Christopher Miller tha se zyrtarët ” kanë punuar me profesionalizëm për të mbështetur tranzicionin e pushtetit.”

Procesi i tranzicionit presidencial është kalimi i informacioneve dhe detyrave të rëndësishme nga administrata në largim te presidenti i zgjedhur dhe ekipi i tij, dhe sigurimi që ata janë plotësisht të aftë kur të arrijnë në Shtëpinë e Bardhë në 20 Janar.

Read Previous

Dje u regjistrua numri më i ulët i infektimeve që nga Korriku në Maqedoni

Read Next

Ambasadori bullgar gëzon fëmijët me nevoja të veçanta

%d bloggers like this: