Berisha porosi Vuçiqit: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri

Estimated read time 2 min read

Berisha, Vuçiqit: Do të ndëshkoheni për krimet në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama, se është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.

Në fjalën e tij, Berisha paralajmëroi edhe Serbinë për krimet e kryera jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, duke theksuar më tej se dëshiron t’i çojë një mesazh Sllobodanit të ri Aleksandar Vuçiq, që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, i cili është më i egri i Luftës Ballkanike që është dokumentuar. “Që nga Enver Hoxha deri më sot shqiptarët nuk kanë patur kurrë një kryeministër më antinjerëzor e antikombëtar si Rama. Ky nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në vasal të verbër të Beogradit. Një vit më parë, refuzoi të votonte rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë, pasi e urdhëronte padroni i tij Vuçiç. Garantoj qytetarët e Lumës dhe dua t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri që do të njihet i gjithë gjenocidi serb ndaj shqiptarëve nga 1970 deri në 1999, përfshirë gjenocidin e Lumës, më të egrin e Luftës Ballkanike që është dokumentuar. Përgatitu Sllovodan, jo vetëm për krimet në Kosovë edhe në Shqipëri do të ndëshkojnë Serbinë për krimet e shëmtuara. Ne do të ngremë zërin dhe do të dënojmë gjenocidin,e bëjmë këtë si kusht i të gjitha kushteve që Ballkani të ketë paqe”.

Advertisement

Ndërsa e konsideroi Ramën, vasal të Beogradit ai e akuzoi atë se në këto 8 vite nuk ka ndjekur nismën e Berlinit, por të Beogradit.

“Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit që e udhëheq Gjermania, ndoqi nismën e Beogradit. Edi Rama nisma e Beogradit është vasalitet, është armiqësi për Kosovën dhe rrethim i hapur ndaj Kosovës. Ndaj dhe kohërat janë kritike dhe vendimtare”./TCH

Advertisement
Advertisement

You May Also Like