Bekteshi: Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, nuk janë paraparë masa kufizuese

Estimated read time 2 min read

“Në vend do të shpallet gjendje krize energjetike me të vetmin qëllim që të mund të injektohen
mjete buxhetore në kompanitë energjetike si ESM dhe MEPSO për të rritur likuiditetin e tyre që
të mund të intervenohet në importin e energjisë elektrike. Aktualisht nuk parashikohen masa
kufizuese. Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha institucionet e përfshira në sektorin energjetik
realizojnë takime të rregullta dhe po monitorohet nga afër situata e sektorit elektro- energjetik
në vend. Ministria e Ekonomisë i propozoi Qeverisë dhe të shtunën u miratua Dekret për
mënyrën dhe kriteret për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik me qëllim për tu
përputhur me Ligjin e ri për energjetikë. Sipas Dekretit mund të zbatohen masa të ndryshme,
përfshirë Qeverinë direkt përmes buxhetit dhe institucionet që janë shfrytëzues të
drejtpërdrejtë buxhetor për të ndërhyrë në kompanitë energjetike si ESM dhe MEPSO”, tha
ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e djeshme në emisionin “Magazina
Ekonomike” në Televizionin Alsat.
“Të enjten dhe të premten do të kemi takim me anëtarët e Komisionit të parashikuar në
kuadër të Dekretit për shpalljen e gjendjes së krizës. Si ministër i ekonomisë, në seancën e parë
të Qeverisë, e cila është paraparë të mbahet të martën, do t’i propozoj Qeverisë që të shpallë
gjendje krize në sektorin energjetik”, deklaroi ministri Bekteshi dhe theksoi se në takimet me të
gjitha palët e përfshira në sektorin energjetik do bëhen analiza dhe përllogaritje të sakta se sa
mjete financiare do të nevojiten për tu transferuar tek kompanitë energjetike.

Advertisement

“Ju siguroj se Qeveria ka mjete për të ndërhyrë dhe varësisht nga nevojat e kompanive
energjetike, aq mjete do të transferohen direkt nga buxheti”, ceku ministri Bekteshi në
paraqitjen e tij në televizionin Alsat.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like