Bekim Jashari emëron drejtoreshë të çerdhes gruan që hyri në librin Guiness

Estimated read time 1 min read

Arbnora Fejza Idrizi është emëruar ushtruese detyre e drejtoreshës në çerdhen “Nëna Zahide” të Skenderajit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë tani drejtoresha e çerdhes, e cila falënderoi kryetarin e Skenderajt për dhënien e kësaj përgjegjësie, njofton Klankosova.tv.

“Drejtim i këtij institucioni që mbanë emrin e heroinës sonë, nënës Zahide, është një nder dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua dhe unë do të përkushtohem maksimalisht që t’a kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë. Falënderoj kryetarin, Bekim Jashari për besimin dhe mundësinë që të kontribuoj në edukimin e duhur të fëmijëve tonë, ka shkruar Fejza-Idrizi në Facebook.

Advertisement

Arbnora ka hyrë tre herë në librin Guiness, për mozaikët me masa rekorde që i ka punuar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like