BE-ja e anuloi planin për vaksinim kundër Covid-19

Bashkimi Evropian e anuloi datën e parashikuar për vaksinim kundër Kovid-19 për tre muaj, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. “Qëllimi Unionit tani është të vaksinohen 70 për qind nga popullata e moshuar deri në fund të verës, në vend se deri në fillim”, tha Fon der Lajen në Parlamentin Evropian. Ajo pranoi se BE-ja “është vonuar në miratimin e vaksinave dhe ka qenë shumë optimiste lidhur me prodhimin masiv dhe dërgesave me kohë”. Duke i komentuar mosmarrëveshjet me prodhuesit e vaksinave për shkak të vonesave të dërgesave, Fon der Lajen theksoi se BE-ja “i ka nënçmuar problemet në prodhim”, pasi “nuk është e mundur që gjatë natës të zbatohet prodhimi masiv”. Ajo shtoi se nuk kanë qëllim t’i kufizojnë kompanitë, të cilat i respektojnë marrëveshjet e prodhuesve të vaksinave me BE-në, duke përkujtuar prodhuesit se Unioni insiston në pjesën e vet. “Lufta kundër koronavirusit është maratonë, e jo sprint”, tha Fon der Lajen. Bashkimi Evropian, me 450 milionë banorë, ka nënshklruar marrëveshje me gjashtë kompani – Fajzer/BioNTek, Moderna, AstraZeneka, KjurVak, Xhonson dhe Xhonson, Sanofi/GlaksoSmithKlajn, për blerjen e rreth 2,3 miliardë doza vaksina. Muajin e kaluar AstraZeneka dhe Fajzer/BioNTek janë kritikuar për shkak të paralajmërimeve për anulim të dërgesave të vaksinave, ndërsa përfaqësiuersit më të lartë të BE-së pohojnë se Unioni ka dhënë kontribut financiar në hulumtimet e tyre, si garancë për qasje prioritare deri te vaksinat. Si rezultat të kësaj, Komisioni Evropian ka vendosur mekanizëm për transparencë dhe miratimin e vaksinave kundër Kovid-19, të prodhuara në vendet e BE-së. Sipas rregullave të reja, para se ta miratojnë eksportin e vaksinave kundër koronavirusit, vendet anëtare duhet ta njoftojnë Komisionin Evropian nëse kompania ka kryer dërgesë me kohë brenda në BE.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like