Kurti: Prizrenin me Tetovën do t’i lidhim përmes tunelit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po premton se nëse bëhet kryeministër, do të fillojë përgatitjen e projektit që lidh Prizrenin me Tetovën përmes tunelit.
Këtë, Kurti e ka thënë sot në Prizren, qytet për të cilin ka premtuar buxhet më të madh nga qeveria e ardhshme e Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell nmk-post.com
Kandidati për kryeministër të vendit Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani e cila në këto zgjedhje garon me listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë takuar sot qytetarët e Prizrenit, në ecjen përgjatë qytetit.
Përveç aktivistëve, ata morën përkrahje edhe nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela dhe ai i Alternatives Afrim Gashi, të cilët morën pjesë në aktivitetin e sotëm zgjedhor në Prizren./syriTV

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like