BE do të vendos rregulla të reja për udhëtimet verore, a do të pranohen edhe ata që janë të vaksinuar me vaksinën ruse dhe kineze?

Bashkimi Evropian kohëve të fundit po përpiqet të formulojë rregulla të përbashkëta dhe të unifikuara për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut dhe për qytetarët e vendeve të treta që duan të vizitojnë miq apo të afërm në BE, ose të bëjnë pushime në Alpe apo Mesdhe.
Për Parlamentin Evropian, vetëm vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), që janë vaksinat e prodhuara nga AstraZeneca, BioNTech/Pfizer, Johnson&Johnson dhe Moderna, duhet të lejohen në skemën e certifikatës së vaksinave, por vendet anëtare kanë insistuar që të lihet hapur dera për vendet e BE-së, që t’i lejojnë edhe vaksinat e vendeve të tjera. Insistimi është bërë në përpjekje për të qetësuar Hungarinë, e cila përdor edhe vaksinën ruse Sputnik V, edhe atë kineze Sinopharm.
Megjithatë, rekomandimi i Komisionit për hapjen e kufijve për shtetasit e vendeve të treta, nuk e ka një bujari të tillë.
Sputnik V është ende në procesin e analizimit nga EMA. Më 4 maj, EMA ka nisur edhe rishikimin e vaksinës kineze.
Për certifikatat e vaksinës, ideja është të krijohet një rregullore e përbashkët në të gjithë Bashkimin Evropian, që siguron përsëri lirinë e udhëtimit brenda zonës Shengen.

Advertisement

Por, ka ende disa çështje të mëdha të pazgjidhura.
Parlamenti, për shembull, dëshiron teste falas për COVID për ata që nuk janë vaksinuar ose nuk duan të vaksinohen – gjë të cilën shtetet anëtare nuk janë të etura ta bëjnë, për shkak të mungesave të fondeve si pasojë e pandemisë.
Përplasja mund të ndodhë sepse shëndeti është një kompetencë ekskluzive e shteteve anëtare individuale, ndërsa liria e lëvizjes është kompetencë e unionit./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like