Basha: Vullneti i popullit është në kutit e votimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për media duke iu drejtuar simpatizantëve të partisë theksoi se vullneti i popullit është në kutit e votimit. Basha kujtoi edhe një deklaratë të tij në fillim të fushatës i cili theksoi se në fund të procesit zgjedhor fiton Shqipëria.

“Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar. Është një fitore e qartë për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutit e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, me durim dhe sipas Ligjit dhe siç kam thënë në fillim të fushatë në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, deklaroi Lulzim Basha./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like