Basha: Krizë e korrupsionit, jo e energjisë

Estimated read time 3 min read

Ndryshe nga Kryeministri Rama, Lulzim Basha mohoi që vendi të ketë një krizë energjetike. Për kryedemokratin ka vetëm krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi nga ana e qeverisë.

“Asnjë shqiptar që ka dëgjuar shfaqjen e sotme nuk mund të gënjehet dhe mos u gënjeni kjo. Nuk është krizë energjetike por kriza e korrupsionit dhe babëzisë së kësaj qeverie”.

Në krah të dy nënkryetarëve, Alfred Rushaj e Jorida Tabaku, si provë të këtij korrupsioni, Basha solli tre tenderat e fundit të blerjes së energjisë elektrike, që sipas tij tregojnë se energjia është blerë disa herë më shumë se çmimi në bursë.

“Diferenca 10 milionë Euro te pajustifikuara mes çmimit të tregut dhe sa e blejnë këta energjinë. Për të njëjtën sasi me çmimin e bursës janë paguar 39 milionë Euro, vetëm përmes blerjes dhe shitjes së energjisë”.

Në ndihmë i erdhi nënkryetari Rushaj, i cili bazuar në shifra tha se deri në Shtator KESH-i ka tejkaluar disa herë prodhimin.

“Për periudhën Shtator-Dhjetor, kompanive do iu duket të paguajnë 150 milionë Euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, fatura do ishte 8 milionë Euro”.

Sipas nënkryetares Tabaku, vendimi i qeverisë që e gjeti në konferencë nuk ka asnjë masë që u vjen në mbrojtje qytetarëve.

“Pikën 5 të propozimit të PD e kanë kopjuar. Rama s’ka dalë për krizën e shqiptarëve por për të menaxhuar krizën e qeverisë, i gjithë vendimi s’ka asnjë masë për qytetarët, duan thjesht të mbulojnë vjelljet e tyre, por për të mbuluar”.

Advertisement

Edi Rama e ironizoi me Suden kreun e opozitës, por ky i fundit e akuzoi për vjedhje të taksave të shqiptarëve me korrupsionin në sektorin energjetik.

“Kush është Sudja, Sudja ka prerë flokët e quhet Rama. Këtë bën edhe Sudja, dhe Vebiu, u merr Lekët e s’ua kthen. Vetëm se Sudja ishte analfabete, hajdute ordinere, kurse ky është Kryeministri i vendit, ç’a s’ka bërë për të rritur në atë karrige”.

E teksa Kryeministri tha se nafta është më e lirë se në 2013, Basha zbuloi se çfarë kishte ndodhur në mbledhjen e qeverisë.

“Ky e kishte zotim heqjen e TVSH me qëllim për të ulur çmimin, tani thotë kjo s’e ul, në fakt ulja e TVSH e ul çmimin e energjisë, ul edhe çmimin e bukës, vajit, orizit. 30% e karburantit në Shqipëri hyn kontrabandë, ky ka qenë moment qetësie, sepse të gjithë e dinë që është fakt, si ka mundësi 1/3 e karburantit hyn kontrabandë”.

Basha tha se për këtë skandal, Partia Demokratike po punon për të depozituar në SPAK një kallëzim penal.

Tv Klan

Advertisement
Advertisement

You May Also Like