Barcelona e etur të njoftojë rinovimin e kontratës së Messit para 1 korrikut

Barcelona po bën presion për Lionel Messin që të nënshkruajë një kontratë të re para se marrëveshja e tij aktuale të mbarojë më 1 korrik të këtij viti.

Përkundër raporteve, jo gjithçka është rënë dakord, por në 24 orët e fundit klubi ka rritur nivelin e urgjencës të treguar në javët e mëparshme, me një dëshirë për të njoftuar marrëveshjen para fillimit të muajit tjetër.

Rinovimi i kontratës i kapitenit është prioriteti kryesor i presidentit të ri Joan Laporta dhe ai aktualisht është duke negociuar atë drejtpërdrejt me babanë dhe përfaqësuesin e sulmuesit, Jorge Messi.

Për të qenë në gjendje të mbajnë argjentinasin, klubit do t’i duhet të zvogëlojë faturën e pagave me rreth 200 milionë euro dhe të përmbushë kërkesat e Fair Play Financiar të La Ligës.

Advertisement

Laporta është i lumtur t’i ofrojë sulmuesit 34-vjeçar një marrëveshje të re dy-vjeçare dhe kjo pritet të pranohet nga Messi.

Barcelona mendon se Messi do të donte të shkonte në Major League Soccer në SHBA pas Kupës së Botës “Katar 2022”, megjithëse do të dëshironin ta shihnin atë të kthehej në klub pas kësaj në çdo rol ose kapacitet të zgjedhur prej tij./periskopi

Advertisement
Advertisement

You May Also Like