Bahtiri: I pi 16 kafe në ditë

< img src="https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg" />
Advertisement

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se ka varësi nga kafeja.
Bahtiri ka thënë se gjatë ditës i pi deri në 16 kafe. Ai ka treguar se kafen e parë e pi zakonisht me bashkëshorten e tij.
“Zakonisht kafen e mëngjesit epi me shoqen time në shtëpi. Kafe pi bukur shumë dikund 15 deri në 16 në ditë i pi”, tha ai për ATV. Por, Agim Bahtiri qëndron ende shumë larg rekordit të politikanit tjetër, Bekë Berisha.
Kohë më parë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha pati publikuar një video duke pirë dhjetëra filxhan me kafe. Ai pati deklaruar se i pi deri në 50 kafe./Periskopi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like