Arrihet zgjidhje për maturën shtetërore, do të mbahet më 6 qershor

kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai treguan se kanë arritur zgjidhje për maturën shtetërore.

Nuk do të ketë provim ekstern, dhe se ai do të kalojë në provim intern dhe matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor. “Do të formohet grup të punës në Byronë nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet”, tha Zaev.
“Ne ramë dakord, që numri i provimeve eksterne të mbetet dy, sipas kërkesës sonë të parë, ndërsa provimi i tretë ekstern të transformohet në intern. Kështu asnjë maturant nuk do të ketë problem të regjistrohet në universitete vendore dhe të jashtme, sepse sërish do të ketë katër lëndë që do të kërkohen për regjistrim”, tha Hodai./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like