Breaking News :

nothing found
29-03-2023

Arrihet akordi, Pochettino trajneri i ri i PSG, bashkë me të në Paris edhe…

Advertisement

Paris Saint Germain e ka zgjedhur tashmë pasuesin e Thomas Tuchel dhe ai do të jetë argjentinasi Maurizio Pochettino i cili është i papunë që nga nëntori i vitit të kaluar kur u shkarkua nga stoli i Tottenham. Lajmi për arritjen e një marrëveshjeje mes Leonardos dhe Pochettinos është bërë publik nga mediat italiane.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan: “Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain, e konfirmuar. Tani është koha për të përgatitur kontratën, për të fiksuar detajet e fundit përsa i përket stafit teknik dhe për të hedhur firmën”.

Pochettino është nën kontratë me Tottenham dhe sigurisht londinezët nuk do të bëhen pengesë, pasi është në favorin e tyre që nuk do ta paguajnë më ish-trajnerin e tyre. Me zyrtarizimin e Pochettino pritet që PSG të bëjë edhe lëvizjet e para në merkato. Christian Eriksen dhe Dele Alli, dy lojtarë që argjentinasi i njeh mirë, pritet që t’i bashkohen kampionëve të Francës. I pari është jashtë planeve të Interit, kurse i dyti nuk po gjen hapësira te Tottenham. Mbetet për t’u parë mënyra e transferimit të këtyre dy futbollistëve që mund të jetë në huazim ose shkëmbim me ndonjë futbollist tjetër.

 

Advertisement

Read Previous

Hoti: Kosova është ndër vendet me menaxhimin më të mirë të pandemisë

Read Next

Epidemiologu nga Tetova merr vaksinën anti-covid të Modernas në New York(FOTO)