Arrestohet sërish polici që dyshohet se keqtrajtoi të riun

Polici i Njësisë Speciale të Reagimit të Shpejtë H. K., është arrestuar sërish pasi u lirua fillimisht me urdhër të prokurorit për veprën penale keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Polici tani po dyshohet edhe për një vepër tjetër, atë të pengimit të provuarit. Viktima dyshohet se kishte pranuar telefonata anonime të mënyrës frikësuese për ta tërhequr deklaratën ndaj policit të NJRSH-së.

Me të marrë informacionet menjëherë kishin filluar të merreshin me rastin edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Pas veprimeve të këtyre të fundit, prokurori i rastit ka urdhëruar arrestimin e policit për të dytën herë brenda 48 orëve./Kallxo

Advertisement
Advertisement

You May Also Like