Arrestohen dy shtetas kosovar në Maqedoni – ja për çfarë akuzohen

Estimated read time 1 min read

Në orët e para të ditës së sotme në rajonin e Gjevgjelisë janë arrestuar dy shtetas të Kosovës, shkruan TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se të rinjtë nga Kosova janë kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Siria.

“Më datë 02.11.2023 rreth orës 01.30 në hyrje të fshatit Prdejci të Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar “Bogorodicë” kanë privuar nga liria G.Z.(20) dhe D.M.(19), të dy nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa kombtare të Kosovës, i cili drejtohet nga Z.G., ndërsa pasagjer ishte M.D., janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours