Armata me 195 pjesëtarë është përfshirë në sigurimin e spitaleve në shtet

­Në përfundim me ditën e djeshme gjithsej 195 pjesëtarë të Armatës janë përfshirë në sigurimin e rendit dhe sigurisë shtesë të spitaleve në shtet. Përveç në Shkup, pjesëtarë të Armatës janë vendosur edhe në qendrat të cilat  kujdesen për pacientë me kovid në Dibër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan, Kumanovë, Gostivar, Ohër, Prilep, Strugë, Strumicë, Veles, Kërçovë…

 

“Në pjesën më të madhe të qendrave të cilat pranojnë pacientë me kovid, kemi pjesëtarë të Armatës në pajtim me planin që e bën Armata së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në mënyrë shtesë të hënën, 12 specialistë dhe 20 infermiere do të përfshihen në spitalet në Shkup si mbështetje të personelit civil-shëndetësor, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

 

Lidhur me atë se ka ankesa se pjesëtarët e Armatës nuk kontribuojnë për vendosjen e rendit në spitale dhe presin udhëzime nga sigurimi i spitaleve, Shekerinska me qëndrim se Armata vepron vetëm sipas instruksioneve të cilat dalin nga planet operative.

Advertisement

“Absolutisht është e palejuar dhe jologjike që ushtria të marrë udhëzime nga sigurimi privat dhe kjo në asnjë mënyrë nuk është kështu. Ajo që ushtria e merr janë instruksionet të cilat vijnë nga Shtabi dhe instruksione të cilat vijnë nga planet operative që i punon MPB së bashku me përfaqësues të Shtatmadhorisë”, theksoi Shekerinska./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like