Anglia regjistron ulje të numrit të infektimeve me covid

Estimated read time 1 min read

Numri i rasteve të reja me Covid-19 të raportuara çdo ditë në Britaninë e Madhe ka rënë për të pestën ditë radhazi, tregojnë të dhënat e reja. Qeveria raportoi gjithsej 29 173 raste të dielën, nga 48 161 të regjistruara një javë më parë.
Është dita e pestë radhazi që numri i rasteve të raportuara çdo ditë ka rënë, me një mesatare të rasteve ditore që bien me 15% çdo ditë.
Hera e fundit që rastet ranë për pesë ditë rresht rënie ishte midis 5 dhe 9 shkurtit.
Sidoqoftë, është shumë herët që të dhënat të tregojnë ndonjë ndikim që nga fundi i kufizimeve ligjore në Angli, të hënën e kaluar (19 korrik).
Disa kufizime mbeten në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, duke përfshirë kufizimet në takimet e brendshme dhe përdorimin e maskave në disa zona.
Të dhënat e qeverisë tregojnë gjithashtu se 28 persona të tjerë kanë vdekur brenda 28 ditëve nga Covid-19 duke duke e çuar totalin në 129 158..

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like