Alternativa nuk do ta përkrahë ligjin për legalizim e marihuanës

Nuk do ta përkrahim ligjin për legalizimin e marihuanës, tha deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd. Në pyetjen e gazetarit se a do të mjellë ndonjë rrënjë kanabis në oborr, Rexhepi thotë se as nuk e kanë ndërmend ta përkrahin ligjin për legalizim të marihuanës, e aq më pak të mbejllin.

 

 

“As nuk e kemi ndërmend t’i mbjellim, as nuk e kemi ndërmend t’i përkrahim. Çdo mendje e shëndoshë nuk do t’i përkrahë. Nuk besoj se do të kenë shumicën e deputetëve që do ta përkrahin për t’i mbrojtur bizneset e dikujt e ndërkaq pasojat t’i përjetojnë qytetarët”, tha Rexhepi-Zejd./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like