• 23-09-2021

Ali Ahmeti tregon çka ka punuar Lulzim Basha në UNMIK

Zotëri Lulzim Basha mendojë se gjatë periudhës 1999-2004 ka qenë një përkthyes dhe jo një përpilues i dosjeve, por nëse ai ka qenë i angazhuar si hetues në Tribunalin e Hagës, atëherë kjo është një çështje tjetër. Unë kam plot miq që punojnë dhe kanë punuar si përkthyes, punojnë dhe tani si përkthyes qoftë për NATO-në, qoftë për SHBA-të dhe BE-në, por unë nuk mund t’i akuzojë ata që bëjnë dosje për mua apo për dikë tjetër. Kështu është prehur kryetari i BDI Ali Ahmeti në Syri TV përballë gazetarit Çim Peka duke komentuar akuzat e ndërsjella midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Shqipëri.

Unë nuk e di, qoftë z. Basha apo ndonjë tjetër që ka qenë përkthyes në UNMIK ose në NATO apo në KFOR gjatë periudhës 1999-2000 e të ketë qenë nëpunës dhe zyrtar i lartë i këtyre institucioneve. Nëse ka qenë i angazhuar z. Basha si hetues apo prokurorë, kjo është çështje tjetër, por unë nuk e di që z. Basha ka ushtruar një detyrë të tillë” ka deklaruar Ahmeti./Northmacedonai-post/

Read Previous

Ndërron jetë Ramadan Xhema, lobuesi kryesor për kombin në Amerikë

Read Next

Aksident i rëndë trafiku në Poroj (Foto)

%d bloggers like this: