Ali Ahmeti: Nuk shqetësohemi nëse jemi pozitë ose opozitë, prioritet interesat e shtetit

Estimated read time 1 min read

Sot është mbajtur takimi i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Para këti takimi, lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti, ka thënë se bashkëpunimi mes opozitës që ata të kenë 61 deputet është demokratike dhe të formojnë shumicë të re nuk është antidemokratike

“Mesiguri që është demokratike që të kenë 61 deputet dhe kërkush këtë nuk e thotë se është antidemokratike, tjetër është tani se cila është strategjia e tyre, cili është opsioni i tyre”, tha Ahmeti.

Ahmeti tutje ka thënë se prioritetet e BDI-së në këtë situatë janë interesat e shtetit dhe nuk shqetësohen për situatën pozitë ose opozitë.

Advertisement

“Për ne prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend siç është fillimi apo marrja e datës për negociata me Bashkimin Europian, zgjedhja e problemit me palën bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit dhe fare shqetësim nuk e kemi tani për tani situatën opozitë apo pozitë”, u shpreh Ahmeti.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like