Zbulohet dhoma dy mijë vjeçare e skllevërve në Pompei

Estimated read time 2 min read

Historianët tregojnë shumë për jetën e qytetarëve të Perandorisë Romake, por shumë pak për skllevërit e tyre fatkeq. Tani arkeologët në Pompei, Itali, kanë zbuluar një ‘dhomë skllevërish’ të ruajtur, si pjesa tjetër e qytetit, nën lavë pas shpërthimit të malit Vezuvius gati dy mijë vjet më parë.

“Kjo është një pasqyrë e jashtëzakonshme në jetën dhe punën e përditshme të një pjese të popullsisë së lashtë që dihet pak nga burimet zyrtare, të cilat janë pothuajse gjithmonë nga këndvështrimi i elitave”, shpjegoi Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Arkeologjisë së Pompeit. “Në këtë rast, ne po shohim jetën e skllevërve, shërbëtorëve, njerëz me status shumë të ulët shoqëror”, shtoi ai.

Advertisement

Vendi përbëhet nga një dhomë e ruajtur mirë, që mendohet të jetë një dhomë gjumi, e një familjeje të vogël skllevërish ose shërbëtorësh, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Arkeologët zbuluan gjithashtu mbetjet skeletore të dy njerëzve, që besohet se ishin një burrë i pasur dhe skllavi i tij mashkull, të cilët u goditën nga hiri vullkanik kur u përpoqën të arratiseshin pas shpërthimit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like