ALARMON Sheqerinska: Ngjarjet në Afganistan nënkuptojnë valë të re të emigrantëve

Estimated read time 2 min read

“Ngjarjet në Afganistan nënkuptojnë edhe valë e trysni të re ndaj kufijve të Evropës nëpërmjet emigrimit ilegal dhe bashkimi evropian dhe ne shtetet në rajon do të duhet t’i forcojmë kapacitetet tona që të garantojmë stabilitetin dhe sigurinë e kufijve tanë”.

Kështu ka paralajmëruar ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska në paraqitjen para mediave me ministrin e jashtëm slloven, Matej Tonin.

Duke folur për zhvillimet e djeshme në Kabul, ku u vranë ushtarë dhe civilë amerikanë, Shkerinska ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut arriti me kohë të sjellë ushtarët e saj në vend.

Advertisement

“Maqedonia e Veriut në kohë arriti t’i sjellë ushtarët në shtëpi. Në muajin qershor publikuam fund të angazhimit tonë në Afganistan dhe të gjithë pjesëtarët e Armatës bashkë me ekipin mjekësor, i cili duhej të ishte në Afganistan sipas planeve zyrtare deri në shtator, arritëm që secili pa asnjë viktimë, pa asnjë rrezik, t’i sjellim në mëmëdhe qysh në muajin qershor. Kemi bërë çmos që të kthejmë sigurt edhe qytetarët tanë të cilët kanë qenë atje edhe me angazhime personale, duke punuar për kontraktues të caktuar”, tha më tej Shekerinska në Ohër, transmeton TV21.

Ka dënuar edhe sulmin dhe ka premtuar se bashkë me Slloveninë janë të gatshme edhe të kundërvihen.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like